Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.12 | Page 5

Zgjimi Islam Qëllimet e Fakultetit të Studimeve Islame Ambiente e Fakultetit të Studimeve Islame Fakulteti i Studimeve Islame ka për qëllim sendërtimin e studimeve universitare bashkëkohore në përputhje me Deklaratën e Bolonjës, me specifikat që e dallojnë, duke e kurorëzuar atë me një diversitet në mësimdhënie, traditë dhe arritje të ndryshme bashkëkohore. Fakulteti ndihmon në përvetësimin e metodave bazë të kërkimit, duke përfshirë edhe aftësinë për të përcaktuar, vlerësuar dhe sintetizuar informacione e të dhëna. Është e rëndësisë së veçantë angazhimi në zhvillimin e aftësitë e mendimit analitik, sintetik dhe kritik tek studentët. Fakulteti i Studimeve Islame rëndësi të veçantë u kushton vlerave universale ndërnjerëzore, sidomos atyre me premisa hyjnore, dhe kultivon marrëdhënie të shëndosha mes profesorit e studentit. Fakulteti ka për qëllim që: - të sigurojë kushte për arsimimin e kuadrove shkencore-mësimore; - të zhvillojë kushtet për hartimin e literaturës shkencore mësimore për nevojat e mësimit; - të zhvillojë kushte për mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore; - t’u ofrojë shërbime profesionale e shkencore organeve dhe institucioneve të Bashkësisë Islame dhe institucioneve të tjera në nevojë; - të zhvillojë bashkëpunim me fakultetet simotra teologjike dhe me institucione e me asociacione të tjera shkencore-arsimore në vend dhe jashtë. Për realizimin e këtij misioni, Fakulteti i Studimeve Islame, për vitin akademik 2012/2013 ka të punësuar dhe të angazhuar një staf akademik të nevojshëm e të kualifikuar në universitet vendore, rajonale dhe ndërkombëtare, staf ky i përbërë prej 13 doktor shkencash, 6-të magjistrash, 1 asistenti, 1 asistenteje dhe 1 lektori. Ndërtesa e FSI-së është shumë funksionale dhe ka gjithçka që është e nevojshme për punë cilësore. Ajo është e pajisur me mjetet më moderne të mësimdhënies dhe të mësimnxënies, që ofrojnë kushte për një proces mësimor cilësor. Profesorët kanë kabinetet e tyre, ku mund të përshtaten për ligjërata dhe të zhvillojnë punë shkencore, për takime me student, apo për të kryer punë të tjera që i përkasin pedagogut. Duhet të theksohet se rregulli dhe pastërtia në të gjitha ambientet e fakultetit është në nivelin më të lartë të mundshëm. Sallat e mësimit në FSI janë shumë funksionale, të pajisura edhe me projektorë që ndihmojnë për avancimin e mësimdhënies dhe të mësimnxënies. Gjithashtu Fakulteti i Studimeve Islame ka një bibliotekë mjaft të pasur - me 10.000 (dhjetë mijë) libra me 7.000 (shtatë mijë) tituj të ndryshëm dhe disa qindra punime diplomash, që tërë kohën janë në dispozicion të studentëve. Në fakultet përveç stafit administrativ dhe atij arsimorë, funksionon edhe Unioni Studentor i cili ka për detyrë t’i dëgjojë dhe pranojë kërkesat, ankesat, propozimet e idetë e studentëve, t’i mbrojë interesat dhe të drejtat e tyre, dhe në të njejtën kohë të merret edhe me organizimin e Tribunave, Programeve fetaro-kulturore, ekspozitave etj.. Gjithashtu, në Fakultet është aktive edhe redaksia e revistës “Zgjimi Islam”, revistë kjo e përgatitur nga studentët e FSI-së, e cila botohet dy herë në vit. Aty studentët kanë mundësi t’i shpalosin idetë, mendimet, opinionet e studimet e tyre të ndryshme në lidhje me individin, shoqërinë, dhe në përgjithësi me të gjitha ato që mund ta preokupojnë jetën e një student. 5