Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.12 | Page 4

Historiku i Fakultetit të Zgjimi Islam STUDIMEVE ISLAME Fakulteti i Studimeve Islame i Universitetit tëPrishtinës është themeluar me vendimin të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, me datën 15.08.1992. Punën e ka filluar në vitin akademik 1992/93, si njësi universitare, jofitimprurëse, me planprogram katërvjeçar, për të përgatitur kuadro profesionale për nevojat e Bashkësisë Islame në Republikën e Kosovës dhe jashtë saj, por edhe për të kryer punë e shërbime të tjera në kuadër të veprimtarisë arsimoreprofesionale. Fakulteti i Studimeve Islame i Prishtinës, pavarësisht nga presioni i egër i okupatorit serb, gjatë viteve të 90ta, ka vazhduar veprimtarinë pa ndërprerje, në kushte jashtëzakonisht të vështira materiale, hapësinore e të kuadrove që ishin gjithmonë në numër të vogël. Në rrethana krejtësisht të reja, pas çlirimit të Kosovës, sidomos pas vitit 2010, Fakulteti i Studimeve Islame i Universitëtit të Prishtinës ka siguruar kushte hapësinore dhe kuadro të standardeve bashkëkohore për veprimtari edukative-arsimore dhe kërkimoreshkencore, jo vetëm për të arritur rezultate të reja e cilësore, por edhe për të zbatuar programe funksionale edukative, arsimore dhe shkencore në kuadër të vetë fakultetit dhe jasht tij. Fakulteti i Studimeve Islame, gjatë hartimit të planprogrameve didaktike studimore, është bazuar edhe në plan-programet e Fakulteteve të Studimeve Islame në rajon dhe të atyre në Botën Islame, të adaptuara për kushtet dhe rrethanat që veçojnë vendin tonë nga vendet tjera të rajonit dhe botës. Fatbardhësisht, këtë vit është bërë edhe akreditimi i Fakulteti të Studimeve Islame, përkatësisht me datën 06. 07. 2012. Gjithashtu më 28. 09. 2012 Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka marrë vendim që ta inkorporojë Fakultetit të Studimeve Islame si njësi të barabartë akademike në kuadër të Universitetit publik të Prishtinës, Universitetit Hasan 4 Prishtina.. Misioni i Fakultetit të Studimeve Islame Fakulteti i Studimeve Islame është institucion i pavarur edukativo-arsimor dhe hulumtues-shkencor, i cili organizon studime universitare për studentët, me ambicie reale edhe për studime pasuniversitare deri në doktoraturë. Ai ka për mision arsimimin, edukimin dhe përgatitjen e kuadrove profesionale e shkencore për nevojat e Bashkësisë Islame dhe të shoqërisë kosovare në tërësi, por edhe më gjerë, në frymën e parimeve shkencore dhe të vlerave bashkëkohore nga fusha e islamistikës. Punën pedagogjike, shkencore dhe hulumtuese Fakulteti i Studimeve Islame synon ta kryejë dhe ta zhvillojë sipas standardeve evropiane të përcaktuara me Deklaratën e Bolonjës. Strategjia e Fakultetit të Studimeve Islame, përmes organizimit të studimeve universitare po edhe pasuniversitare, është që, diturinë dhe njohuritë bashkëkohore t’i distribuojë përmes aktivitetit të mësimdhënies dhe të studimeve, si dhe të arsimojë kuadro të niveleve të ndryshme në përputhje me Statutin e FSI-së dhe Ligjin mbi arsimimin e lartë të Kosovës. E veçanta e Fakultetit të Studimeve Islame është orientimi kah fusha e dijes në islamistikë, shkenca humane, teologji, filologji, etj. .