Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.12 | Page 3

Zgjimi Islam Intervistë me Dekanin e Fakultetit të Studimeve Islame Prof. Dr. Qazim Qazimi Zgjimi Islam: Ju jeni njëri prej themeluesve të Fakultetit të Studimeve Islame, na e përshkruani pak kohën dhe rrethanat në cilat u themelua ky institucion? Qazim Qazimi: Ky institucion u themelua në vitin 1992 me vendim të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës. Rrethanat në të cilën u themelua ky institucion ishin jashtëzakonisht të vështira. Ishte koha kur objektet e posaçme shkollore mbetën të zbrazëta dhe mësimi zhvillohej në objekte private (shtëpi, xhami, bodrume etj.), si pasoj e regjimit serbë që ishte në Kosovë. Mirëpo këto rrethana nuk e ndalën vullnetin, dëshirën, ambicien dhe realizimin e qëllimit të disa dashamirësëve të dijës, për themelimin e këtij institucion, i cili hapi dyert për të gjithë ata që dëshiruan të ngritin nivelin e tyre akademik, në fushën e Studimeve Islame. Zgjimi Islam: Cilat ishin sfidat nëpër të cilat kaluat dhe si i tejkaluat ato? Qazim Qazimi: Çdo fillim është i vështirë, kështu që edhe ne në fillimin tonë hasëm në vështirësi, duke marrë parasysh edhe rrethanat në të cilat u themelua. Mungesa e një objekti të përshtatshëm për zhvillimin e procesit mësimorë, kuadri i pakët dhe jo në nivelin e duhur akademik, si dhe numri i vogël i studentëve, bëri që sfidat të jenë më të mëdha. Por, dëshira e flaktë për ngritjen e vetëdijes fetare dhe kombëtare të shoqërisë sonë kosova