Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.12 | Page 28

Zgjimi Islam Studentët e FSI-së morrën pjesë në seminarin dy ditor të mbajtur në Prizren Studentët e Fakultetit të Studimeve Islame nga Prishtina në bashkëpunim me Departamentin e të Rinjëve të Bashkësisë Islame në Prishtinë, ishin pjesëmarrës në seminarin dy ditor të mbajtur në Prizren me datë 16-17 nëntor 2012 të organizuar nga Organizata Gjermane “Konrad Adenauer Stiftung” me temë “Marrëdhëniet në mes komuniteteve fetare dhe shtetit”. Rëndësia e të rinjëve në promovimin e mirëkuptimit të ndërsjelltë dhe për bashkëpunim. Në ceremoninë e hapjes, në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, një fjalim pati dr. sc. Fahrush Rexhepi, i cili më pastaj mbajti edhe një ligjëratë rreth temës “Ndërveprimi i bashkësive fetare dhe shtetit në kontekstin e pluralizmit fetar”. Në këtë seminar ishin të pranishëm edhe përfaqësuesi i kishës ortodokse serbe Ilarion Lupuloviç dhe kishës katolike Don Pal Tunaj, të cilët po ashtu u paraqitën me fjalët dhe ligjëratat e tyre rreth temës së sipërtheksuar. Një ligjëratë poashtu mbajti edhe drejtori i “Institutit për Trashëgimi Kulturore” në Prizren, z. Hasan Hoti. Përveç studentëve të F.S.I.-së dhe Medresesë së Mesme”Alaud-din”, ishin prezentë edhe studentë nga të tri grupet e komuniteteve tjera fetare, si dhe 28 studentë nga Gjimnazi “Loyola” në Prizren, të cilët përgjatë dy ditëve punuan në grupe duke dialoguar mes vete dhe duke trajtuar tema të ndryshme si: “Kontributi i brezit të ri në thyerjen e steriotipeve fetare”, “Pjesëmarrja e liderëve fetar në politikë”, “Roli i mediave në aspektin e religjioneve” etj. Në të gjitha diskutimet fjalët kyçe u thanë nga studentët e Fakultetit të Studimeve Islame, të cilët inicuan edhe debate të tjera me rëndësi jetike për bashkëpunimin dhe bashkëveprimin e të rinjve me përkatësi të ndryshme fetare, e për të cilat pati reagime shumë pozitive. Ndër temat kryesore që u diskutuan në këtë seminar ishte: “Fetë dhe Toleranca”. Në lidhje me këtë temë një ligjëratë mbajti edhe përfaqësuesi i F.S.I.-së në Prishtinë, mr. Driton Morina. Në kuadër të këtij seminari u bënë edhe vizita objekteve fetare në Prizren, Xhamisë Bajrakli, Kishës Ortodokse Serbe dhe Kishës Katolike. Në fund për të gjithë studentët u vlerësuan me certifikata. Merita BOROCI/ II