Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.12 | Page 25

Zgjimi Islam gënjente. Sidoqoftë, historiani thjesht po përshkruante diçka që mbreti s’e kishte parë kurrë. Mbreti nuk e kuptonte se, kur uji ngrihet dhe bëhet akull, mund të mbajë sipër edhe një elefant. Kjo i dukej e pamundur mbretit sepse nuk i kishte të gjitha faktet. Të shqyrtojmë disa arritje të kohëve tona që konsideroheshin të pamundura pak dekada më parë: •Një aeroplan mund të transportojë pa ndalim rreth 1 mijë pasagjerë nga Nju Jorku në Xhakartë, duke udhëtuar me shpejtësi 900 km/h. •Video-konferencat bëjnë të mundur që njerëz nga kontinente të ndryshme të flasin drejtpërdrejt me njëri-tjetrin. •Mijëra këngë/ilahi mund të ruhen në një pajisje (USB) më të vogël se një kuti shkrepseje. •Kirurgët mund të transplatojnë zemrën dhe pjesë të tjera të trupit, etj. Ç’përfundim logjik mund të nxjerrim nga këto fakte? Këtë përfundim: nëse njerëzit mund të arrijnë gjëra të mëdha, që vetëm pak vite më parë dukeshin të pamundura, atëherë pa dyshim Zoti xh.sh. që krijoi universin dhe gjithçka në të mund të kryejë vepra të mahnitshme që ende nuk i kuptojmë plotësisht ose nuk mund t’i imitojmë tani për tani. Kundërshtimi 2: Kur’ani përdorë mrekullitë që njerëzit të besojnë. Kur’ani nuk na thotë që t’u besojmë të gjitha mrekullive. Në të vërtetë është krejt e kundërta. Kur’ani dhe Hadithet na paralajmërojnë që të jemi shumë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për të besuar mrekullitë dhe shenjat e fuqishme. Gjithashtu na bëhet me dije se para ardhjes së Kijametit, do të shfaqen shumë profetë të rrejshëm, në krye me kryerrenacakun Dexhall, i cili do të bëjë mrekullira të mbinatyrshme, për t’i mashtruar njerëzit, nëse është e mundur edhe të zgjedhurit. Zoti xh.sh. nuk na urdhëron që ta bazojmë besimin vetëm te mrekullitë. Përkundrazi, duhet ta themelojmë fort besimin edhe në fakte të tjera. Kundërshtimi 3: Mrekullitë janë thjesht fenomene natyrore që keqkuptohen nga njerëzit e paarsimuar. Disa studiues përpiqen t’i spjegojnë mrekullitë e Kur’anit thjesht si ngjarje natyrore që ndodhën pa ndërhyrjen hyjnore. Ata mendojnë se kjo i bën tregimet kur’anore më të besueshme. Ndonëse është e vërtetë se fenomenet natyrore mund të jenë shoqëruar me disa mrekulli, si p.sh.: tërmete, murtaja dhe rrëshqitje dheu, këto shpjegime kanë një të përbashkët. Ato shpërfillin kohën kur ndodhi mrekullia siç shpjegohet në Kur’an. Për shembull, disa kanë argumentuar se kthimi në gjak i lumit Nil në kohën e hz. Musait a.s. – në të vërtetë ishte pasojë e përzierjes së dheut të kuq që ndodheh në shtratin e lumit me organizma të kuq të quajtur flagjelatë. Por e vërteta është se lumi u kthye në gjak, e jo në baltë të kuqe, dhe ndodhi në momentin kur shkopi i hz. Musait a.s. goditi lumin Nil. Atëherë a ndodhin mrekullitë? Kur’ani thotë po. Sipas tij, ato nuk janë thjesht fenomene natyrore. Pra, a është e logjikshme të themi se s’ka mundësi të ndodhin mrekulli vetëm ngaqë nuk ndodhin çdo ditë? Nëse dikush na tregon një histori mahnitëse, a s’do të ndikonte tek ne besueshmëria e atij që e tregon? Kjo besueshmëri nuk do të përfshinte vetëm mënyrën si e tregon historinë, por edhe sa i sinqertë ka qenë në të kaluarën. Në fund, nëse gjatë viteve ai na ka thënë gjithnjë të vërtetën e kurrë nuk na ka gënjyer qëllimisht, kemi arsye të forta që t’i besojmë edhe tani. E njëjta gjë vlen edhe për mrekullitë e Kur’anit. Askush nga ne nuk ishte gjallë kur ndodhën ato ngjarje. Më poshtë renditen disa faktorë që i bëjnë më të besueshme mrekullitë që ndodhen në Kur’an: Mjaft mrekulli u kryen në vende publike. Ndonëse, ato i shihnin mijëra veta. Ato nuk u kryen fshehurazi, larg syve të publikut. Mrekullitë karakterizoheshin nga thjeshtësia. Nuk kishte mjete skenike apo shfaqje të bujshme, e as drita magjepsëse. Shumicën e rasteve, mrekullitë 25