Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.12 | Page 23

Zgjimi Islam Përgjithësisht, çdo arsyetim i islamofobëve është sipërfaqësor, dhe, siç pati thënë edhe Montogomery Watt për Muhammedin a.s., se në Perëndim asnjë personalitiet i madh historik nuk ishte ndriquar më zbehtë se ai, përkatësisht, edhe islamofobët mund t’i konsiderojmë si mosnjohës të islamit dhe paragjykues të mëdhenjë. Një tendencë e përceptuar e islamofobisë në rritje, gjatë viteve 2000 është dhënë nga komentatorët e sulmeve të 11 shtatorit, ndërsa të tjerët e lidhin atë me praninë në rritje të muslimanëve në botën perëndimore. Në çdo cep të botës islamofobët kanë të njejtat arsyetime. Edhe tek ne në Kosovë. Duke u parë me dyshim çdo musliman, qoftë edhe fëmijë, si dhe me një shumllojshmëri justifikueshmërie, komuniteti musliman në botë dhe vend është vënë përpara një mosangazhimi total. Në këtë plan renditen edhe kritikat e muslimanëve drejtuar politikës ndërkombëtare e vendore, kritika këto që spërfillen, dhe si të tilla konsiderohen “reaksion- are”, “anti-semite” dhe “irracionale”. Në planin global apo atë lokal, islamofobia mohon një nga fuqitë më të mëdha të botës dhe vendit, si shoqëri multikulturore. Prandaj, prania e Islamit dhe muslimanëve në botë dhe vend duhet të shihet si një burim e forcë që mund të ndihmojë shumë në përmirësimin e imazhit vendit në botë dhe gjendjës së katandisur etike në botë e vend. Politikat e padrejta ndërkombëtare e vendore ndaj Islamit dhe muslimanëve shkaktojnë vetëm nxitje dhune e reagimi, ndërsa dhuna e reagimi vazhdimisht po nxit islamofobinë. Prandaj, është e udhës dhe e një rëndësie të veçantë angazhimi i çdo njeriu në paraqitjen sa më reale të Islamit, sepse, duke vepruar kësisoji do të ndihmonte në mirëqenien shoqërore dhe zbardhjen sa më të madhe të së vërtetës, pastaj, po veproi ndryshe do të gënjente. 23