Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.12 | Page 22

Islamofobia Zgjimi Islam frikë morbide, një frikë e fortë dhe joreale nga sendet, ndodhitë apo edhe ndjenjat. Ekzistojnë me qindra fobi të njohura: fobitë në objekte apo situata, insekte apo kafshë, fluturime etj., pastaj fobitë shoqërore që karakterizohen me turp publik apo reagime të pakontrolluara. Fobia është një frikë e vazhdueshme të cilën personi e sheh gjithmonë aktuale, shpeshherë duke qenë krejt e paarsyeshme. Islamofobia pra nënkupton një paragjykim apo urrejtje nga frika irracionale kundër Islamit, muslimanëve. Më 1997, britaniku Runnymede Trust ka përcaktuar islamofobinë si frikë apo urrejtje të Islamit, përkatësisht, frikë dhe mosdashje të të gjithë muslimanëve, duke deklaruar gjithashtu se kjo i referohet praktikës së diskriminimit kundër muslimanëve duke i përjashtuar ata nga jeta ekonomike, shoqërore, publike e vendit. Islamofobia pra, referohet si frikë e pabazë dhe armiqësi ndaj islamit. Kjo frikë dhe armiqësi çon në diskriminim kundër muslimanëve duke i përjashtuar ata nga procesi i zakonshëm politik ose shoqëror, stereotipeve, prezumim të fajësisë nga ana e shoqatave, dhe në fund krime të urrejtjes. Duke qenë se parimisht është e udhës të kuptohet etimologjia e çështjeve, termave dhe fjalëve, edhe ne do të veprojmë njësoj, me shpresë se do ta qartësojmë kënaqshëm analizën mbi një çështje mjaft aktuale dhe problematike njëkohësisht në shoqërinë në çdo vend të botës, edhe tek ne. Islami është një nga tri fetë monoteiste dhe një nga dy fetë e ashtuquajtura Abrahamike. I është rishpallur të Dërguarit Muhammed a.s. dhe bazohet në Kuranin, fjalën e Allahut xh.sh. Fjala islam rrjedh nga gjuha arabe që, në kuptimin etimologjik, do të thotë paqe. Ndërsa, në kuptimin terminologjik nënkupton nënshtrimin dhe dorëzimin e vullnetit tënd te Zot