Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.12 | Page 19

Zgjimi Islam socializimin dhe integrimin e muslimanëve në një shoqëri perëndimore të sekularizuar. Brenda kontekstit të emigrimit, Kanmaz thotë se xhamitë evropiane veprojnë shumë më shumë si vendtakime multifunksionale, krahasuar me xhamitë në vendet muslimane. Xhamia mund të luaj rolin e një qendre të zhvillimit të komunitetit. Aty mund të mbahen aktivitete kulturore, sociale. Është vend i kultivimit dhe ruajtjes së vlerave të përbashkëta, vend i njoftimit mes vete, i solidaritetit, forcimit të identitetit dhe vetëdijes së përkatësisë. ZEKATI - Me shpalljen e zekatit, Islami doli si lëvizje sociale, jo para se gjithash si religjion. Zekati rëndësinë e vet të vërtetë e mori me krijimin e bashkësisë medinase. Përpos rëndësisë fetare dhe shpirtërore, është edhe ana e tij humanitare dhe shoqëroro-politike. Dhënia e zekatit bën që musimanët të zënë vend në shërimin e problemeve sociale si uria dhe varfëria. Zekati është një instrument efektiv në kultivimin e frymës së përgjegjësisë sociale nga ana e kontribuesit, dhe ndjenjës së sigurisë dhe të përkatësisë nga ana e pranuesit. Është manifestim i qartë i frymës shpirtërore dhe humanitare, i ndërvarshmërisë ndërmjet individit dhe shoqërisë. AGJËRIMI - Dimensoni social dhe humanitar i kësaj përvoje qëndron në gatishmërinë e të kuptuarit dhe të ndjerit e të asaj se çka ndjenë tjetri. Me këtë rast, edhe përgjigjja e nevojave të tjetrit është më e madhe. Të ndjerit i uritur dhe i etur, individin e bën më solidar, dorëshlirë, bëmirës ndaj të tjerëve, dhe kjo ndikon në humanizimin e individit, familjes dhe të shoqërisë. Qëllimi i agjërimit në religjionet dhe filozofitë tjera është i pjesërishëm. Ai u përket ose qëllimeve shpirërore, ose nevojave fizike, ose kultivimeve intelektuale, por asnjëherë të gjitha këtyre në mënyrë të përbashkët. Agjërimi Islam nuk e ndan religjionin nga jeta e përditshme. HAXHI - Ali Mazrui thotë: “Islami është religjioni i parë që e ritualizoi globalizimin, lutja pesë herë në ditë, të kthyerit e të gjithë besimtarëve muslimanë në një drejtim do të thotë ritualizim I globalizimit”. Koncepti i ummetit- i anëtarëve të një shoqërie me më shumë se një miliardë besimtarë është pjesë e globalizimit Islam. Haxhi është tubimi më i madh vjetor i fesë, me ç’rast muslimanët arrijnë të njoftohen ndërmjet veti, t’i studiojnë punët dhe çështjet e tyre të përbashkëta, dhe të përparojnë mirëqenien e tyre të gjithmbarshme. Haxhi është konferenca më e madhe e rregullt e paqes që njihet në historinë njerëzore. Haxhi është dimensioni i përgjithshëm i universalitetit të fesë Islame dhe një fakt i gjallë për vëllazërinë dhe barazinë e muslimanëve. Gjatë këtij adhurimi sheh njerëz nga raca dhe kombe të ndryshme, nga pozita klasore dhe profesionale të ndryshme, nga grupmosha dhe gjini të ndryshme. Haxhi përpos tjerash është edhe një kujtim i Ditës së Llogaridhënies para Allahut xh.sh.. Secili shkrim ka edhe qëllimin e vet. Qëllimi i këtij shkrimi është KTHIMI I VLERAVE, VETËDIJËSIMI për universalitetin, multidimensionalitetitn e Islamit, si dhe MOS-MINIMIZIMIN e rëndësisë së adhurimeve dhe reduktimin e tyre vetëm në anën shpirtërore. Referencat: _______________________ 1. Idrizi, Zekerija, “Xhamia në analet e historisë”, boton “Fondacioni i Rinisë Islame”, Zurich 2009. 2. Izetbegoviq, Alija, “Islami ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit”, sh.b. “Logos-A”, Shkup 1993. 3. Mc Guire B., Meredith, “Religjioni – konteksti shoqëror”, sh.b. ”Logos-A”, Shkup 2007. 4. www.flw.ugent.be.cie/CIE/kanmaz1.htm Scientific research of Islam in Europe 5. www.khilaafah.com/systems/worship/W2%20Ramadan%20and%20Imaamah.htm The Political Diemension of Ramadan and Its Relationship with the Islamic Ruling System of Imaamah (Khalifah) Merjeme GASHI/ III 19