Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.12 | Page 15

Zgjimi Islam Qeveria e Përkohshme e Shqipërisë e ngarkon Haxhi Vehbi Dibrën me detyrën e Myftiut të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman Shqiptar të mbarë Shqipërisë. Në vitin 1916, nuk qe e rastit kur ngarkohet me detyrën e Kryetarit të Gjyqit të Lartë të Sheriatit. Në vitin 1923, Haxhi Vehbi Dibra u zgjodh Kryetar i Kongresit të Parë të Muslimanëve Shqiptarë. Në vitin 1924, ishte Haxhi Vehbi, ai që e përuroi Medresenë e Naltë në Tiranë. Përveç këtyre detyrave me shumë rëndësi, me shumë përgjegjësi, Haxhi Vehbi Dibra është marrë edhe me krijimtari. Ka shkruar, ka botuar shumë punime, studime, krijime e përkthime, që janë botuar në shtypin e kohës, kryesisht në revistën “Zani i Naltë”, që botohej në Tiranë prej muajit tetor 1923 deri në prill 1939. Gjatë jetës së tij ishte i dhënë shumë në shërbim të kauzës kombëtare. Kështu, në vitin 1908, mori pjesë në Kongresin e Manastirit. Në vitin 1909, mori pjesë në Kongresin e Dibrës, ku u zgjodh kryetar i Kongresit. Në vitin 1912, mori pjesë në Kuvendin e Vlorës, në Ditën e Flamurit, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, me 28 Nëntor, ishte përfaqësues i Dibrës. Në Qeverinë e Parë të Shqipërisë, Haxhi Vehbi Dibra zgjidhet Kryetar i Pleqësisë. Aty zgjidhet edhe nënkryetar i Qeverisë. Kur Ismail Qemali për ndonjë arsye, mungonte, ishte Haxhi Vehbi Dibra që e zëvendësonte. Në vitin 1913, Në vitin 1993, nën përkujdesjen e Imam Vehbi Ismailit, në Harper Woods, të Detroitit, në shtetin Michigan, në SHBA, botohen të përmbledhura shkrimet e Haxhi Vehbi Dibrës, nën titullin “Ç’urdhëron Kur’ani ?” Janë të shënuara dhe kanë mbetur të paharruara, fjalët e Haxhi Vehbi Dibrës në Kuvendin e Vlorës, në Ditën e Flamurit, në ditën e Shpalljes së Pavarësisë, me 28 Nëntor 1912, ku, ndër të tjera, tha: “Kristiani e myslimani janë vëllazën shqiptarë të pandarë.” Haxhi Vehbi Dibra u nda nga kjo jetë, kaloi në jetën e vërtetë, me 24 Mars 1937 në Tiranë, në moshën 70 vjeçare, duke lënë gjurmë të pashlyeshme ne historine shqiptare. 15