Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.12 | Page 13

Zgjimi Islam jtën traditën shqiptare dhe qenë më atdhedashës se sa shqiptarët e trevave tjera etnike. Feja islame i diferencoi shqiptarët muslimanë të Kosovës nga pushtuesi sllav që kishte besim tjetër, ortodoks. Ky diferencim që mungoi në Malësi dhe në Çamëri për shkak të besimit të njejtë (në veri katolikë e në jug ortodoksë) vetëm se kontribuoi drejt asimilimit kombëtar të banorëve të këtyre trevave. Ndërsa, diferencimi i madh që ekzistoi në shoqërinë muslimane kosovare prodhoi edhe një veçori interesante në këtë shoqëri. Fjala musliman u bë sinonim i fjalës shqiptar. Duke shkrirë dhe identifikuar Islamin si pjesë të kombësisë, shoqëria kosovare njohu si pjesë të pandashme të identitetit kombëtar edhe Islamin. Në këtë plan është një numër i jashtëzakonshëm fytyrash të shquara intelektuale që kontribuan në kauzën kombëtare dhe që ishin pjesë e besimit islam. Çuditërisht, shumica u lanë në harresë! Do të mjaftonte përmendja e vetëm 27 hoxhallarëve nga 47 anëtarëve që nënshkruajtën Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Do të mjaftonte vetëm fjala e Hafiz Ibrahim Dalliut për krijimin e alfabetit shqip: “Le të bahet me