Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.12 | Page 10

Zgjimi Islam Me dritën që solli, largoi injorancën e rrënjosur në errësirën e pafund. Nxiti njerëzit në punë të mira dhe u dha dijetarëve vendin më të lartë në tokë, për arsye se dituria ishte thesari më i madh që njerëzit mund të posedonin. Kështu u ngrit një civilizim i harruar nga koha, u rindërtua një botë që në maje të saj posedonte qetësinë dhe harmoninë. U reformuan teoritë e pabaza nga ata që nuk shihnin më shumë se kënaqësia e epshit dhe trupit të tyre. Ishte ky Islam që ua hapi të tjerëve mendjen për të vepruar e punuar më shumë, për të garuar në dituri e zbulime. Ishte Islami ai që zgjoi njerëzit nga gjumi shekullor. Ky Islam që i tregoi Perëndimit se si formohet një shoqëri ideale, me moral e kulturë, me civilizimin e vërtetë. E sot si është bota e perëndimizuar dhe e modernizuar?! Pamja e saj ka ndryshuar aq shumë sa nuk ka ndonjë ngjashmëri me të kaluarën e saj të errët, por po e shohim se shkaktarët dhe indikatorët janë të njejtë, për dallim se kjo kohë njeh modernizimin e lartë. Luftërat për pushtet, ditë e më shumë po vrasin e po shkatërrojnë njerëz e vende të tëra. Egoja e tyre po përmbys të kaluarën e artë të civilizimeve të shumta, ata po mbysin pa dallim, të keqin e të mirin. Po ua cenojnë të drejtën e rritjes dhe zhvillimit fëmijëve të sapo lindur. Toka po lahet me gjakun e njerëzve të pafajshëm. Në anën tjetër morali ka rënë në një pozitë të ulët, ai po shkelet e përdhoset nga njerëz të pandërgjegjshëm e të pavlerë. Femra është bërë objekt i kënaqësisë së epsheve e dëshirave të errëta. Njerëzimi po përjeton edhe një kapitull shkatërrimi e dështimi, manipulimi e asgjësimi. E ku është e ardhmja e njerëzimit përkrah civilizimit perëndimor?! Jobi për këtë shkruan: “Vetëm Islami është i aftë të tubojë popuj të ndryshëm në një front edhe atë në bazë të barazisë. Komuniteti musliman në Kinë, 10 Japoni, Indonezi, Indi, Afrikë, tregon se vetëm Islami mund të ndikojë tek popujt dhe racat e ndryshme. Nëse i vështrojmë më mirë dallimet ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit të sotëm, do të kuptojmë se shpëtimi nga këto dallime qëndron vetëm në Islam”. Pra, ka ardhur koha që t’i kthehemi historisë përsëri, t’i përmirësojmë gabimet e bëra, ta njohim më për së afërmi atë që na dërgon përpara si qenie njerëzore dhe si shoqëri, dhe atë që na ka ulur nderin dhe po na kthen prapa në kohë edhe përkundër teknologjisë së arritur. Ta barazpeshojmë anën materiale dhe atë shpirtërore, të gjejmë një mes që na shpie deri tek lumturia dhe qetësia. Të mos mbetemi shurdhmemecë, thuthuqë e të verbër duke mos dashur të kuptojmë se çfarë po ndodhë përreth nesh. Të mendojmë më tepër… Shkrimin e përfundojmë me fjalët e të Plotëfuqishmit, Zotit të gjithësisë: “Vërtetë Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi dhe t’u ndihmohet të afërmve, e ndalon imoralietin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim”. (Kaptina: Nahl; ajeti: 90) Referencat: ___________________________ 1. Kur’an-i, përkthim me komentim në gjuhën shqipe, përktheu dhe komentoi: Sherif Ahmeti, Medinë 1992. 2. Musavillari, Sejjid Muxhteba, “Islami dhe civilizimi perëndimor”, sh.b. “Drita e Jetës”, Gjilan 2008. 3. Halid, Amër, “Përmirësimi i zemrave”, sh.b. “Furkan ISM”, Shkup 2006. Bardha KQIKU/ II