Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte | Page 8

Shikimi Dy të tretat e informacionave njeriu i merr nëpërmjet syve. Një numër i madh i veprimtarive dhe i përshtypjeve janë të paimagjinueshme pa ekzistencën dhe fuqinë e syve. Humbja e plotë e aftësisë së shikimit ose një verbim i lindur e detyrojnë të moshuarin të jetojë plotësish një jetë tjetër, çfarë nuk do të thotë, që ai duhet të jetë i izoluar prej kontakteve sociale dhe informacioneve ose duhet jetojë pa aktivitet profesional. Dhënia e ndihmës  Bisedoni me të moshuarin e verbër përpara se të sipërmerrni drejtimin e përkujdesjes së tij.  Bëni kujdes për pengesat. Transmentoni tek i verbëri siguri nëpërmjet shoqërimit, sqarimit, pozicionimit me objektet dhe ushqimin në të njëjtin vend që arrihet lehtë.  Merrni seriozisht ankesat për problemet e shikimit, dhimbjet e syve, dhimbje pas syve ose ndjenjën e trupit të huaj në sy.  Vrojtoni sytë për ndryshime si skuqje, edema (enjtje) ose turbullime të kristalit të syrit/lentes ose shqetësime të ndryshme dhe drejtohuni mjekut kurues. Faqe 8