Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte | Page 7

E folura Mjeti komunikativ më i rëndësishëm i njeriut është mundësia e të shprehurit, pra të folurit. Problemet e të folurit mund të jenë të lindura ( tek shurdh- memecët ) ose të fituara (tek dëmtimet e qëndrës së të folurit ne tru psh. prej një paralize etj.) dhe vazhdojnë deri në gabime të vogla në të folur ( thuthuqët), në problemet në të kuptuarit e të shprehurit ose paaftësinë e të shprehurit me fjalë të mendimeve deri në humbjen e të folurit ( psh. pas një thraketomisë ). Dhënia e ndihmës  Dëgjoni me durim, gjithashtu dhe nëse të moshuarit i nevojitet kohë e gjatë për të formuluar një fjali.  Përpiquni t’ia lexoni të moshuarit fjalët nga buzët.  Mos i përfundoni ju fjalitë përpara të moshuarit por lëreni atë të shprehet deri në fund.  Lutuni atij të përsërisë dhe një herë fjalinë që ju se keni kuptuar.  Bini në ujdi për të përcaktuar xheste e shenja të mundshme, për të lehtësuar mirëkuptimin.  Përdorni nëse është e domosdoshme mjete ndihmëse Faqe 7