Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte | Page 6

Demenca, Alzheimer dhe Skleroza Në ecurinë e këtyre sëmundjeve kemi gjithnjë e më tepër ndryshimin e emocioneve, dëshirave dhe nevojave të të moshuarit. Këto ndryshime mund të pengojnë një përkujdesje të mbarë dhe si pasojë bëjnë të domosdoshme përgatitjen për stadte të ndryshme. Do të duhet të realizohet një mirëkuptim, dashamirësi optimale e personit përkujdesës përkundrejt të moshuarve me demencë, Alzheimer dhe sklerozë. Të moshuarit e sëmurë kanë nevojë për ndihmë, e cila nuk të çon drejt shërimit. Ata kanë nevojë për përkrahje dhe shoqërim. Ata kanë nevojë për tu ndjerë më mirë dhe për të përjetuar kuptimin e jetës. Fillimisht do të duhet vetëm ti rrethosh ata me mirëkuptim dhe ngrohtësi. Shoqërimi i një të moshuari do të thotë shkosh bashkë me sëmundjet, shërimin dhe humbjet. Vendimtar është respekti për dinjitetin njerëzor, shëndetin dhe sëmundjen dhe mbi përkujdesjen social-shëndetësore Në praktikë gjenden shumë eksperienca të mira në të cilat zhvillohet besueshmëria dhe përkujdesja optimale. Faqe 6