Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte - Page 5

Shprehjet e Fytyrës, Mimika dhe Xhestika Shprehjet e fytyrës, loja e shprehjeve dhe veprimeve të një të moshuari janë mjete komunikative të rëndësishme me ndihmën e të cilave është e mundur formulimi dhe vërtetimi i fuqishëm i veçantive verbale. Ç’ka na informon mbi gjëndjen e moralit dhe kurajos së një të moshuari në nevojë për përkujdesje. Shëmbuj për ndryshimet e shprehjeve të fytyrës, mimikës dhe xhestikës në lidhje me shqetësimet dhe sëmundjet janë:  Asimetria e fytyrës pas një paralize (gjysëmfytyra e fjetur)  Pamje e drobitur e fytyrës (mprehje, sy të zbrazët, të futura thellë në zgavra)  Sy të çakërritur, hiperfunksion i tiroides  Mpirje, humbje e shprehjes së fytyrës: humbje e kuptimit për të jetuar.  Lëvizje mbrojtëse, çpërfytyrim, dhimbje. Vrojtoni me kujdes mimikën dhe xhestikën. Por ama mos arrini ansjë konkluzion sepse shkaktarë të tjerë janë për tu marrë parasysh nga ana e mjekut. Faqe 5