Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte | Page 39

Veprimet pas vërtetimit të vdekjes Pjesa më e madhe e të moshuarve sot nuk vdesin më në gjirin e familjes çka dikur konceptohej si një ngjarje e natyrshme dhe e pa shmangshme, por në të kundërt vdesin të vetmuar, në spitale ose dhe në shtëpi për të moshuar, etj. Vdekja e një të moshuari ka ndodhur vetëm atëherë se janë zhdukur të gjitha shënjat jetësore. Përkujdesja për të moshuarin e vdekur Vdekja duhet vërtetohet absolutisht vetëm prej mjekut. Sipas nivelit kulturor dhe sipas përkatësisë fetare proçedurat janë të ndryshme. Si rregull i vdekuri duhet të: shtrihet rrafsh dhe pastrohet Ti mbyllen sytë (p.sh.me garzë të njomë) Ti mbyllet goja (lidhet nën nofull dhe sipër kokës) Duart ti vendosen anash trupit ose palosen mbi gjoks Ai vishet me një këmishë të re ose të mbulohet çarçaf . Të gjitha proçedurat në vijim duhet të bisedohen dhe vendosen së bashku me familjarët e tjerë. Mos druani të delegoni, rekomandoni detyra (p.sh. kryerja e formaliteve, kontaktimi i agjensive funerale dhe shërbime fetare etj) Faqe 39