Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte | Page 37

Gjumi Shqetësimet e gjumit janë psiqike ( frika, trishtimi, gëzimi etj), fizike (temperatura, dhimbja, pengesa në frymëmarrje, urinimi etj), ndikimet e jashtme (zhurma, temperatura e gabuar e dhomës, ndriçimi, dyshekët e papërshtatshëm) si dhe ndikimi i medikamenteve dhe substancat (kafeja, alkooli, etj) dhe ndahen në: Shqetësimet e dremitjes Shqetësimet gjatë gjumit Zgjimi herët Ndryshimi i kohës gjumit Apnoe e gjumit Bisedoni me të moshuarin për zakonet e tij të gjumit. Siguroni një atmosferë të qetë Përshtasni ndriçimin e dëshiruar nga i moshuari. Kini parasysh një temperaturë dhome të duhur. Siguroni një qarkullim të plotë ajri, shmangni korrentet e tij Poziciononi, shtrini rehatshëm të moshuarin Përshtasini veshjet dhe mbulesat me stinën e vitit. Shmangni në mbrëmje vaktet, ushqyerjet e rënda dhe kafen Qëtsoni dhimbjet Mundësoni ritualet si dëgjim muzikë, lexim etj. Siguroni aktivitet të plotë gjatë ditës. Ofroni qetësues natyral si; qumësht me mjalt, çaj bimor banjo me ekstrate bimore të aromatizuara. Faqe 37