Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte - Page 36

Rregullimi i shtratit Nëse i moshuari mund të lëvizë vetë, është për ju më e thjeshtë, të ndërroni çarçafët e shtratit, e kundërta është kur ai është shtrirë në shtrat dhe ju duhet të lëvizni atë. Vendoseni shtratin në lartësinë e trupit tuaj. Lërini jorganin dhe jastëkun mbi një karrige në krah të shtratit. Bëni gati gjithashtu dhe çarçafët e pastër që do të ndërroni. Ktheheni në anë të moshuarin por sigurohuni që mbrojtësja anësore e shtratit të jetë fiksuar e ngritur (person ndihmës) . Paloseni në gjatësi të trupit të të moshuarit çarçafin e përdorur si një krah firzamonike ose role ashtu që të duket pjesa e mbulesës së dyshekut deri në mes të trupit të të moshuarit. Tendosni një çarçaf të ri dhe paloseni gjithashtu si krah firzamonike ose role. Ktheni të moshuarin në anën tjetër por sigurohuni më parë që mbrojtësja anësore e shtratit të jetë fiksuar e ngritur. Kthimi për ju do të ishte më i lehtë nëse palosja e çarçafit është vetëm në lartësi të vogël për tu kaluar. Tërhiqni dhe hapni çarçafin (krahun e firzamonikës) Shtrini rafsh çarçafin dhe tendoseni atë në të dy cepat. Nëse i moshuari mund të ngrihet, ju mund të ndërroni çarçafin dhe nga pjesa e kokës së shtratit. Çarçafin e poshtëm mund ta ndërroni nëse kërkoni nga i moshuari të mbledh gjunjët dhe të shtyjë dyshekun me këmbë për të ngritur të ndenjurat në formën e një ure. Faqe 36