Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte | Page 35

Lëvizja nga shtrati Zbuloni shtratin. Ndihmoni dhe spostoni të moshuarin në anë të shtratit. Të ngrihet lartë pjesa e kokës. Kapeni të moshuarin me një dorë nën kokë dhe rreth supit, me dorën tjetër përfshin këmbët e tij. Me komandë të kthehet njëkohësish dhe vendoset në anë të shtratit duke vazhduar të mbahet rreth shpatullës. Të vishet pantoflat dhe robdishambëri. Qëndroni në anë të tij. I moshuari të shoh përpara e të bëjë frymëmarrje të thellë. Nëse është e mundur të ecë disa hapa me ndihmë. Sipas porosisë të përdorën patericat, parmakët etj: Të instruktohet ecja me paterica. Të vrojtohet dhe të drejtohet i moshuari gjatë ecjes. Të ulet i moshuari në kolltuk ose karrige me rrota dhe të rregullohet shtrati. I moshuari të vendoset përseri në anë të shtratit duke e mbajtur atë rreth shpatullës. Çvishini robdishambërin dhe pantoflat e shtëpisë, pastaj i ngrini këmbët dhe me komandë të kthehet i moshuari njëkohësisht në shtrat në pozicionin e dëshiruar. Faqe 35