Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte - Page 34

Parandalimi i Pneumonive Pneumonia shoqërohet me temperaturë gjithënjë në rritje, tachykardi, tachipnoe. Vështirësi në frymëmarrjes, mbajtje e frymës prej dhimbjes në rast pleuritis. Kollitje shpesh nën presionin e dhimbjes. Ndryshime të sekrecioneve Veprime parandaluese Të moshuarit ti kërkohet të marrë frymë thellë Nëse është e mundur trupit të pozicionohet lartë Të moshuarit ti kërkohet të kryej ushtrimet e frymëmarjes; fryrjen e tollumbacave, fryje me pip në ujë ose përdorimi i aparateve specifik. Të kryen nga i moshuari ushtrimet e frymëmarrjes; të vendosen duart në gjoks, i moshuari të marrë dhe të nxjerrë frymë shpeshëherë. Mundësisht duart të vendosen mbi plagë, nëse ka. Gjimnastika e frymëmarrjes, fizioterapi sipas porosisë. Lëvizje sa më shumë të jetë e mundur Ndërrimi sa më i shpeshtë i pozicionimit të trupit Ti kërkohet të moshuarit të nxjerrë sa më shpesh sekrecionet, gëlbazën. Ajër i lagësht në dhomën e të moshuarit, thithje avujsh, masazhe, thithje e sekrecioneve sipas porosisë së mjekut, Higjenë sa më e mirë e për gojën. Faqe 34