Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte | Page 33

Parandalimi i Trombozave Trombozat janë koagulime ose mpiksje gjaku të cilat para së gjithave krijohen në vena dhe rallë në arterie. Shenjat e trombozave venoze janë: Dhimbje në zonën e prekur, skuqje, edemë (enjtje), rritje e temperaturës lokale, plagë, inflamacion i lëkurës. Veprime parandaluese Stimulim i furnizimit me gjak: Imobiliteti dhe Terapia e lëvizjes Pozicionimi: shtrirë, këmbë të ngritua, të papërthyera tek gjunjët. Ushtrimet e frymëmarrjes Përmirësojnë të gjithë furnizimin me gjak. Komprimimi i venave: Mbajtja e çarapeve elastike. Lidhja e këmbëve me fasho elastike. Parandalimi i inflamacionit të mureve të enëve të gjakut: Tek të moshuarit me infuzion-terapi: të mbahet në rregull kanjula,vigoni, të mirefunksionojë kalimi i pikave etj. Gjatë fillimit të një flebit ( enjtje, dhimbje, skuqje, djegje lokale) të vihen kompresa të ftohta ose pomada anti- inflamatore, përdorimi i kompresave të njoma të ftohtave, të hiqet kanjula venoze, të vendoset ekstermit etin në qetësi. Të trajtohet herët tendenca e koagulimit të gjakut. Antikoagulante, heparinizim sipas porosisë së mjekut. Faqe 33