Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte | Page 31

Parandalimi i Dekubituesit Vëzhgoni vazhdimisht plagët e lekurës në zonat mbështetëse tek të moshuarit që zenë shtratin. Informoni të moshuarin për rëndësinë dhe qëllimin e kujdesit dhe bashkëpunimit me të moshuarin. Planifikoni kujdesin në bashkëpunim me mjekun. Veprime parandaluese Shtrirje pa palosje e rrudhosje e të moshuarit në shtrat. Ndryshimi i pozicionit të të moshuarit çdo 2 orë Pozicioni anash 30 gradë (jastëk në kurriz, mbështetje e butë e gjunjëve dhe kërcinjëve). Pozicioni në shpinë (trupi i ngritur, mbështetje korrekte e këllqeve, jastëk nën dy kofshët) Pozicionim pothuajse si i ulur në stol. Ndoshta pozicion barkas nëse është i mundur. Aplikimi i ndihmës në pozicionim me jastëk dhe dyshek me ujë, sisteme antidekubitus etj. Larje gjallëruese, masazhe aktivizuese për enët e gjakut. Banja të ngrohta të plota ose të pjesëshme me solucion kamomil ose solucion fiziologjik sipas porosisë së mjekut. Medikamente për qarkullimin e gjakut. Kujdes! Rreziku i dëmtimit prej kateterëve, sistemeve të infuzionit, sondave, drenazheve dhe shtresave te rrudhosura të shtratit. Faqe 31