Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte | Page 30

Pozicionimi Të sillet i moshuari në pozicion të rehatshëm dhe të përshtatshëm për lehtesimin e dhimbjeve, profilaksinë e dekubitusit, profilaksinë e kontrakturave, profilaksinë e pneumonive , stimulimin i funksioneve vitale të organizmit si frymmarrja, qarkullimin e gjakut etj. Ekstremitetet të pozicionohen gjithnjë lartë që të përmirësohet refluksi venoz, përveç se tek hemoragjitë arteriale. Të pyetet i moshuari nëse është pozicionuar mirë dhe ndjehet rehat. Në shumë situata është i rëndësishëm ndërimi i shpeshtë i pozicionit Pjesët e shëndëtshme duhet të sillen në pozicione të rehatshme e natyrale të mos lihet hapsira bosh midis jasteqëve .  - - -  - - Jastëk për pozicionim: Jastëk të vegjël për ekstremitetet, posicionim i butë Jastëk të mëdhenj për ngritjen lartë të trupit Role për gjunjët e qafën. Materiale për lehtësimin e zonave të riskuara nga shtypja Jastëk ajri me hapsirë të lirë për të ndenjturat Jastëqe sfungjeri për të ndenjturat Faqe 30