Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte - Page 3

Parathënie Të përkujdesesh për një të moshuar do të thotë: të mbështesësh atë në plotësimin e nevojave ose të sipërmarrësh këtë proçes për të moshuarin, të shoqërosh atë në situata të vështira, të mbrosh e të përkujdesesh për shëndetin e tij, të parandalosh dëmtimet në vazhdim, të përshtasësh ambjentin e banimit dhe atmosferën në preferencën e tij, të përfshish pa sforcim mundësitë e tij personale në proçesin e përkujdesjes. Skënder DULE President i Unionit Shqiptar të Kujdesit për të Moshuar Përkujdesja për të moshuarit është një tërësi marrdhëniesh ndërpresonale, e cila zhvillohet ndërrmjet të moshuarit dhe personit që përkujdeset për të. Në përgjithësi ajo është në varësi të përvojës, botëkuptimit, vizionit mbi përkujdesjen, shëndetin, sëmundjen, historisë jetësore, simpatis-antipatis dhe mundësive të komunikimit ndërrmjet të moshuarit dhe personit që përkujdeset për të. Çlirohuni prej pikpamjeve tradicionale, për të parë vetëm sëmundjen apo defiçitet shëndetësore të të moshuarit, përpiquni për gjetjen e gjuhës së përbashkët dhe përcaktimin e nevojës që qëndron prioritare, çfarë aftësish janë akoma të disponueshme dhe planifikoni mbi këtë bazë së bashku me të moshuarin përkujdesjen në rutinën e përditshme. Faqe 3