Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte - Page 29

Farmacia e Shtëpisë Në çdo shtëpi, por veçanërisht atje, ku duhet të përkujdeset një i moshuar i sëmurë, farmacia e shtëpisë është një ndihmë e rëndësishme dhe e nevojshme që të mund ndërmerret diçka në raste aksidenti, dhimbjeje dhe shqëtesimesh shëndëtësore. Më qëllim që Farmacia e shtëpisë të mos përbëjë rezik, duhet të merren parasysh: Të pozicionohet në një hapsirë të fresket dhe të thatë. Të jetë e mbyllshme me çelës, në mënyrë që të mos arrihen prej fëmijëve. Të verifikohet rregullisht skadenca dhe gjëndja e medikamenteve. Të ndahen medikamentet sipas përdorimit të brendshëm. dhe të jashtëm, materiali për mjekim dhe mjetet ndihmëse Të nbahen vetëm medikamente dhe artikuj të përcaktuara si të domosdoshme, si dhe medikamente të rekomanduara me recetë nga mjeku përkatese. Sipas mundësisë të mbahen dhe paketat origjinale së bashku me fletën shoqëruese (informacionin për pacientin) Të mos mbahet asnjë medikament apo artikull tjetër. “ Të mbrohen prej nxetësisë” në temperaturë dhomë 20 0 C gradë. “ Të ruhen në fresk” në temperaturën e frigoriferit. 4-15 0 C. Të sigurohen prej femijëve. Kurrë të mos mbahen në mbajtëse të medikamenteve të tjera! Faqe 29