Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte | Page 26

Devijimet nga pesha normale Nënpesha: Përmirësoni kualitetin e gatimit me vitamina dhe kalori Stimuloni shtimin e oreksit dhe jo sasisë së ushqimit Merrni në konsideratë dhe dëshirat e të moshuarit Nëse i moshuari nuk preferon gatime të veçanta, ju duhet të vini në dijeni mjekun sepse këto mund të jenë të dhëna për një sëmndje të ardhshme. Jepni më mirë porcione të vogla dhe të shijshme dhe më pas gatime të larmishme . Mbipesha: Rënia në peshë largon ose përmirëson shumë sëmundje . Si ndalues natural të oreksit vepron një gotë ujë e pirë përpara marjes së lëndëve ushqimore. Kujdesuni për atë që i moshuari të ketë lëvizje të mjaftueshme, dhe heqë dorë nga alkooli. Shmangni lëngjet me përmbajtje sheqeri. Jepini të moshuarit të pijë 1.5 deri 2 lita lëngje në ditë. Zbatoni një protokoll ushqyerje, që të mund të përshtasni më mirë preferencat dhe zakonet e ushqyerjes së të moshuarit. Gjatë përgatitjes së ushqimit duhet të gatuani pa yndyrë dhe pa kripë të tepërt. I moshuari nuk lejohet të hajë në sasi të pa kontrolluara. Bëni kujdes që i moshuari të shmang mërzitjen sepse ajo të çon drejt ushqyerjes pa limit. Faqe 26