Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte - Page 25

Ndërrimi i Pampersit Pampersi mund të ndërrohet në këmbë nga vetë i moshuari që lëviz, në karrige me rrota vetëm ne raste të detyrueshme dhe në përgjithesi në pozicionin shtrirë. Ndërimi i pampersit në pozicionin shtrirë.           Të shtrihet i moshuari me shpinë Të keni afër pampersin e ri dhe artikujt e preferuar të higjenës personale Hapni pampersin e përdorur Kthehni të moshuarin në anë, mblidhni në anë pampersin e përdorur dhe e shtyni deri në gjysëm të trupit, poshtë të ndenjturave të të moshuarit. Pampersin e ri e shtyni të mbledhur deri tek papersi i përdorur. Kthehni të moshuarin në anën tjetër dhe tërhiqni pamparsin e përdorur dhe më pas shtrini pampersin e ri. Nëse veshjet e poshtme janë të domosdoshme, ndërrimi i pampersit duhet të bëhet me instruktim nga personel i specializuar. Shtrati duhet të mbrohet me një shtresë që nuk e percjell ujin dhe lagështirën Thani mirë pjesët intime Mbyllni dhe fiksoni mirë papmersin e ri. Faqe 25