Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte | Page 24

Përkujdesja Intime Informoni dhe sqaroni të moshuarit për procedurën. Siguroni një ambjent specifik me artikujt e preferuar të higjenës, temperaturën e ujit, pavarsinë e të moshuarit, dhe mbrojtje nga shikimet e të pranishmëve. Pozicioni të moshuarin në shpinë, me këmbët të mbledhura. Të zbrazet e vezika urinare. Vishni dorezat dhe hiqni fashot e përdorura. Kontrolloni sekrecionet ( trashësia, era, ngjyra.) Me shtupë të sapunisur lani mirë pjesën intime në drejtim nga përpara-mbrapa. Tek burrat të përvishet lëkura prapa e të lahet me kujdes koka e organit (sapuni të mos hyjë në kanalin e organit) Të shpëlahet me shtupë të rinjomur dhe të thahet mirë. Të vendosen rripa garzash në palosjet e lëkurës. Acarimet e lëkurës në zonat mbështetëse të thahen dhe tamponohen me desinfektantë Të lyhen me pomadë zonat e infektuara të lekurës. Për pastrimin e të ndenjurave, të kthehet i moshuari në anë dhe në çdo rast të lahet e të fshihet nga parapa. Të shpëlahet fillimisht zonat mbështetëse pastaj të shpëlahet e gjithë zona intime.Të hiqet legeni i shtratit, të kthehet i moshuari në anë e të thahet përfundimisht me peshqirë. Faqe 24