Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte | Page 22

Kujdesi për Gjymtyrën në Allçi (Gips) I moshuari të mbulohet ngrohtë, por jo gjymtyra e vendosur në allçi. Ushtrimi i pjesëve trupore të shëndetshme nëpërmjet gjimnastikës, dhe lëvizjes. Siguroni ushqyerje për aktivitet normal të zorrëve, jashtëqitje normale.I moshuari nuk duhet të shtojë në peshë. Dhimbja të merret seriozisht, kontrolloni pozicionin, gjymtyrën e dëmtuar mbaheni lartë, lajmëroni mjekun në rast se nuk ka lehtësim. Kontrolloni: Ngjyrën e lekurës, edemën (ënjtjen),temperaturën e lëkurës, ndjeshmërinë, lëvizshmërinë e gishtave. Duhet të njoftohet mjeku për: dhimbje që shtohet, ngjyrë blu- mavi ose zbehje të lëkurës humbja e ndjeshmërisë, pamundësi të lëvizjës, ftohje. Të vrojtohet me kujdes lëkura për plagë nga allçia, të lahet me kujdes që të mos njomet allçia. Faqe 22