Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte | Page 21

Thyerjet e Kockave (Frakturat) Si të dalloni një thyerje Pozicionim lehtësues i detyruar dhe mbajtje jo natyrale e gjymtyrës së dëmtuar. Kufizim, paftësi ose dhe pamundësi në lëvizje. Dhimbje në zonën e thyerjes. Plagë e hapur ndoshta dhe ekspozim i kockës së thyer. Ju mund të bëni këtë: Mos lëvizni vendin e dëmtuar. Të mbulohen me garza mjekimi frakturat e hapura. Në fraktura të mbyllura freskoni me kompresa të ftohta, peshqir të lagur ose ujë, mbuloni ngrohtë të moshuarin dhe respektoni sipas mundësisë dëshirat e tij. Lajmëroni urgjencën mjekësore. Frakturat e legenit Si ta dalloni: Dhimbje shumë e fortë në legen Paftësi për tu ngritur në këmbë Ju mund të bëni këtë: Veproni sipas dëshirës së të moshuarit. Relaksoni barkun duke vendosur poshtë gjunjëve një jastëk ose batanie në formë roleje. Në humbje të vetëdijes me perzencë frymëmarrjes pozicioni të moshuarin në anë. Lajmëroni urgjencën mjekësore. Faqe 21