Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte | Page 19

Riaktivizimi i Zemrës dhe Mushkërive. Uluni në gjunjë në nivelin e gjoksit të të moshuarit. Pëllëmbën e njërës dorë vendoseni në 1/3 e dërrasës së krahërorit (=1/2 e kafazit të krahërorit) Pëllëmbën e dorës tjetër vendoseni mbi dorën e parë. Krahët e dhënësit të ndihmës janë të shtrirë dhe kafazi i krahërorit shtypet nga lartë në përmjet ushtrimit te peshës të vetë trupit 30 herë 4-5 cm thellë dhe 2 herë frymëmarrje . Shtypja dhe lëshimi duhet të jenë të njëtrajtshme Goja e të moshuarit hapet duke spostuar mofullën përpara Merrni frymë normalisht dhe puthisni mirë buzët. Nxirni frymën tuaj njëtrajtësisht në një hapsirë kohore prej një sekonde në gojën e të moshuarit që ngritja e kafazit të krahërorit bëhet e dukshme Ruani pozicionin e kokës së të moshuarit, kokën tuaj ktheheni anash, mbushuni sërisht me frymë dhe kini kujdes, nëse kafazi i krahërorit të ulet përsëri. Aplikoni frymëdhënien tek i moshuari për herë të dytë Nëse frymëmarrrja rivendoset, pozicioni të moshuarin në anë. Nëse frymëmarrja nuk rivendoset vazhdoni masat përkatëse (masazhin shtypës, dhënien e frymëmarrjes) deri në mbëritjen e personelit te specializuar mjekësor . Faqe 19