Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte - Page 18

Të fiktit (Lipotimia) Të fiktit (Lipotimia) është ulja e tensionit të gjakut në shifra posht 60mmHg. Shkaqet janë: sëmundjet e gjakut, sëmundjet e zemrës, emocionet e forta, stresi nervor etj. Shenjat janë: djersitje në të gjithë trupin, dobësi e menjëhershme saqë i moshuari mund të rrëzohet në tokë humbje e ngjyrës të lëkurës etj. Në këto raste i moshuari duhet të shtrihet dhe ti ngrihen këmbët më lartë se sa koka duke i vendosur disa jastëk ose duke përdorur dicka tjetër për momentin. Nëqoftëse i moshuari fillon ta marri veten mund ti jepni lëngje ose ndoshta dhe ti bëni një kafe. Ose uleni të moshuarin që i merren mendtë. Lagini fytyrën me ujë të ftohtë. Ulni kokën më poshtë se sa gjunjtë. Nëse humbet ndjenjat shtrijeni për tokë, i ktheni kokën anash dhe jepini të nuhasë ndonjë aromë të fortë. Nëse gjendja nuk përmirësohet mbajeni në qetësi absolute dhe njoftoni menjëherë urgjencën mjekësore. Faqe 18