Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte | Page 17

Sëmundjet akute Sëmundje akute prekin papritur me dhimbje zonën e barkut. Shpesh shoqërohen me ethe, temperaturë, humbje të oreksit, të përzjera dhe të vjella. Probleme në zonën e stomakut dhe të zorrëve, gurët në tëmth dhe në rrugët urinare si dhe ngatërrimi i zorëve shkaktojne shpesh dhimbje të forta barku. Barku është fortësuar dhe i moshuari është i zbehtë. I moshuari ka shenja shoku me ulje të tensionit arterial, ndoshta puls të dobët dhe djersë të ftohta. Ai merr një pozicion lehtësues në anë me gjunjë të mbledhura. Ju mund të bëhni këtë:       Të përkujdeseni për të moshuarin dhe të qetësoni atë. Të mbulohet ngrohtë i moshuari dhe të parandalohet paniku dhe mungesa e qetësisë. Të alarmohet urgjenca. I moshuari të pozicionohet sipas deshires së tij, të mbështetet i moshuari me jastëk poshtë gjunjëve për lehtësimin e kontraktimit të barkut. Në frymmarrje të vështirë të pozicionohet lartë pjesa e sipërme e trupit. I moshuari nuk lejohet në asnjë rast të hajë ose të pijë. Gjithashtu dhe medikamentet si qetësues dhimbjesh janë të ndaluara sepse ato vështirësojnë digno stikimin mjekësor. Faqe 17