Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte | Page 15

Matja e Glicemisë Për të kryer matjen kemi nevojë për: glukometrin “aparati i glicemisë”, fisha (strisha) për matjen e glicemisë, aparat për shpimin e gishtit, lancet (age shumë e vogël) për shpimin e gishtit. Përpara matjes këshillohet të lahen duart dhe të fshihen mirë. Vendoset lanceta në aparatin e shpimit. Tërhiqet kapuçi mbrojtës i lancetës. Mbyllet aparati dhe gradohet thellësia e shpimit të ages. Vendoset fisha e glicemisë në aparatin e glicemisë. Kur aparati nxjerr pikën e gjakut do të thotë që është gati për matjen Me aparatin e shpimit shpohet njëri nga gishtat e dorës Pika e gjakut vendoset tek fisha Pritet sa aparati të lexoj gliceminë. Glicemia mund të matet • Esëll • 2 orë pas buke • në rast dyshimi për hypoglicemi Këshilloni të moshuarit ti shënojnë në një fletore matjet që bëjnë dhe t’ja paraqesin mjekut në vizitën e ardhshme. Faqe 15