Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte - Page 14

Koma Diabetike Forma më e rëndë e një të moshuari me diabet janë gjendja apo koma diabetike, të cilat karakterizohen me glicemi tepër të lartë, gjendje dehidrimi dhe shpesh humbje e vetëdijes dhe nëse nuk u ndërhyet urgjent, mund të jenë kërcënuese për jetën. Kur i moshuari pëson komë diabetike nga glicemia tepër e lartë, gjëja e parë që duhet bërë është dërgimi i të moshuarit në qendrën shëndetësore më të afërt, për të filluar me infuzione dhe trajtimin me insulinë. Gjithashtu, edhe komat hipoglicemike që karakterizohen me glicemi tepër të ulët dhe humbje të vetëdijes janë po njëlloj kërcënuese. Ndërsa në komën hipoglicemike familjarët mund të fillojnë me injektimet e ampulave të glukagonit, të cilat diabetikët duhet t’i kenë në shtëpi në këto raste dhe patjetër të kërkohet ndihma e mjekut. Faqe 14