Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte | Page 13

Infarkti i Zemrës (Miokardit) I moshuari ka dhimbje të forta në dërrasën e krahërorit. Dhimbja reflektohet shpesh në krahun e majtë, në shpatull ose në pjesën e sipërme të barkut. I moshuari është tepër i shqetësuar dhe ka shumë frikë. Fytyra e tij është e zbehtë dhe ai është qull në djersë. Ai është i pafuqishëm dhe ankon të përzjera dhe të vjella. Tensioni arterial bie. Në rastin më të keq kemi pushimi të zemrës. Në rast infarkti të zemrës ju mund të behni këtë:       Alarmoni menjëhere urgjencën mjekësore. Kontrolloni vetëdijen, frymëmarrjen dhe pulsin arterial. Në gjendjen e ndalimit të zemrës duhet të filloni të aplikoni rivendosjen e rifunksionit të zemrës (shih faqe 19). Nëse i moshuari është i vetëdijshëm duhet të pozicionohet me trup të ngritur lart. Kjo lehtëson punën e zemrës. Lironi veshjet e ngushta dhe mbroni të moshuarin nga ngacmimet e ambjentit. Ruani e qetësinë, shmangni acarimet dhe tensionimet e panevojshme. Deri në mbërritjen e ekipit mjekësor i moshuari duhet të përkujdeset vazhdimisht dhe të vrojtohen shënjat jetësore. Faqe 13