Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte - Page 11

Matja e Tensionit arterial Për të eleminuar gabimet gjatë matjes së tensionit arterial, janë për tu mbajtur parasysh: Siguroni një sipërfaqe të sheshtë për krahun, ashtu që parakrahu të qëndroje në nivelin e zemrës. Kujdesuni për një gjendje të relaksuar të të moshuarit. Zhvishi veshjet e ngushta në krah. Eleminoni burimet e zhurmës (p.sh. radion etj) Vendosni të shtrënguar manshentën në krah. Sigurohuni që tubat të mos jenë të përdredhur. Verifikoni që dëgjuesi i tingujve të stetoskopit të jetë vendosur tamam mbi arterje. Gjatë përdorimit të një aparati me stetoskop kini parasysh poziconimin e saktë të dëgjuesve në vesh. (shih manualin e përdorimit). Lëreni manshetën vetëm pak sekonda të fryrë sepse shtrëngimi i gjatë ndryshon vlerat. Hapni ngadalë vintili për të liruar shtrëngimin e manshetës, përqëndrohuni për të dëgjuar tonin e parë (sistola) dhe të fundit (diastola) p.sh. 140-90 Shënoni menjëherë vlerën e matur. Faqe 11