Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte | Page 10

Matja e Pulsit arterial Për të përcakuar frekuencën ose rahjet e pulsit ju nevojitet një orë me akrepa sekondash ose një kronometër. Goditjet e pulsit i përcaktoni me mollëzat e gishtave të dytë të tretë dhe të katërt. Asnjëherë me gishtat e mëdhenj të cilët kanë pulsin e tyre. Më shpesh pulsi preket dhe numërohet në kyçin e dorës. Shtypni me pak forcë arterien në anën e pëllëmbës në pjesën e poshtme të kyçit të dorës. Parakrahu i të moshuarit është i lëshuar dhe i mbështetur mbi batanie ose mbi tavolinë. Filloni me numërimin e pulsit kur akrepi i orës tregon ¼ e minutës (15 sekonda). Zakonisht goditjet e pulsit numërohen ¼ e një minute (15 sekonda) dhe rezultati shumëzohet me katër. Pra shënoni menjëherë Vlerën e gjetur x 4 = Goditje Pulsi. Pulsi mund të preket në pjesët e qafës në anën e majtë ose të djathtë në linjën ndërmjet llapave të veshëve dhe klavikulës përkatëse. Faqe 10