Pa Fokus Tetor | Page 8

KRYE Pa Fokus / Përkthimi si proçes krijimi. / / / intervistë me Aida Myrton / / S a e vështirë është të jesh përkthyes në një treg informal? Cilat janë vështirësitë që keni ndeshur më së shumti në përkthimin e një vepre të caktuar, duke filluar nga përzgjedhja e veprës e deri tek prezantimi i saj me lexuesin dhe kritikën? Përvoja ime është në fushën e përkthimit shkencor dhe jo atij letrar. Por edhe në rastin e të parit tregu është i mbingarkuar dhe shpeshherë botimet janë pa të drejta autori, për rrjedhojë edhe përkthyesit janë amatorë dhe kjo sigurisht që vështirëson kushtet e tregut të punës për profesionistët. Duke filluar që nga pagesa, që vazhdon të mbetet qesharake dhe për më tepër e pandryshuar për vite me rradhë, por edhe duke “lënë pa punë” ata që kanë bërë shkollë për këtë punë. Përzgjedhja e veprës rrallë herë mbetet në dorë të përkthyesit, për të mos thënë asnjëherë. Janë shtëpitë botuese ato që përcaktojnë gjithshka. Në rastin tim, kam qenë edhe botuese edhe përkthyese dhe librit të parë që kam botuar. E kam përkthyer nisur nga mangësitë e informacionit të besueshëm në tregun tonë të botimeve shkencore. Libri që kam përkthyer është gjinekologjik dhe sigurisht që nuk është perfekt dhe as unik por e sjellë informacionin në mënyrë shumë praktike dhe kjo ishte arsyeja kryesore përse solla pikërisht atë libër në shqip. Nisur nga kjo e fundit po i jap përgjigje edhe pyetjes së kritikës, të cilën as nuk e di kush e bën në Shqipëri. Di që libri është redaktuar nga dy specialistë të fushës së gjinekologjisë dhe është pëlqyer nga njerëzit. Madje nga komentet që kam marrë, lexuesit tek ai kanë parë po ato cilësi që pashë unë kur nisa ta përktheja dhe kjo gjë më ka dhënë shumë kënaqësi. + / / / Kristi ÇUNGA S ipas përvojës suaj, a është tregu përzgjedhës i drejtë i veprave më të mira? Tregu fatmirësisht ka edhe libra që në Shqipëri dalin thuajse në të njëtën kohë që dalin jashtë Shqipërie, ose libra të bujshëm që përkthehen edhe në shqip. Kjo gjë më duket shumë pozitive. Çështja pastaj nëse janë librat e duhur është shumë e gjerë sepse të gjithë i masim me fushën dhe autorët që na pelqejnë më shumë gjithë secilit të lexojmë. Flas si lexuese, ndërsa botuesit, besoj si të gjithë botuesit në botë, rendin kryesisht pas librave “të shitshëm”. Ç ’pjesë të përkthimit zë “krijimi” i përkthyesit? Përkthimi është krijim, për mendimin tim. Sepse je gjatë gjithë kohës në kërkim të fjalës së duhur apo shprehjes së duhur. Dhe nëse të gjesh fjalën është m