Pa Fokus Tetor | Page 72

ECHOLILIA: NDONJËHERË MREKULLOHEM Dyert po mbyllen. Jeni të lutur te qëndroni larg hyrjes.” E përsëritur vazhdimisht, nëpër supermarkete, librari apo autobuz. E përsëritur në te njëjtin ritëm e në të njëjtin ton pa kuptime të tjera. Kjo është echolilia.” - Timothy Disa fotografi e tregojne Elijah te zhveshur dhe të mbledhur në një pozicion fetal përpara shtëpise dhe më vonë me një pip vakumi me të dy cepat nga veshi dhe goja, me shumë gjasa në një moment loje. Fotografi nga San Francisko, Timothy Archibald, ktheu aparatin drejt djalit të tij, Elijah, tani 12 vjec para 6 vitesh dhe publikoi koleksionin intim të quajtur ‘Echolilia/ Ndonjëherë mrekullohem’. “Djali im i madh, Elijah, ka lindur në 2001. Ka qenë gjithmonë tipi që bënte pas mendjes së tij. Kur ai ishte 5 vjec, filluam të bashkëpunonim në këto projekte fotografie si një mënyrë për tu kuptuar më mirë së bashku. Pak kohë më vonë, Elijah u diagnostifikua me autizëm. Edhe pse diagnoza më dha detaje për semundjen edhe fjalët sesi te njihja tim bir më mirë, nuk e zhduku kuriozitetin dhe nevojën për