Pa Fokus Tetor | Page 66

Dramatis personae(personazhet): XIBOY MBRETI (i deleguar) I BURGOSURI I PARë I BURGOSURI I DYTë I BURGOSURI I TRETë (Ndërkohë që ngrihet perdja, shohim një derë, që kanë e kanë zënë I BURGOSURI I PARË, I DYTë dhe I TRETë, MBRETI në krye. Të katërt kanë koka të rruara pic dhe të mbuluar me tatuazhe të ndryshme në krahët dhe kraharor - MBRETI më shumë se të tjerët. Të gjithë këta janë të veshur njësoj me uniformat e burgut dhe kanë ngulur sytë tek XIBOY. Në anën e kundërt të skenës qëndrojnë në rradhë njëri sipër tjetrit tre krevatë marinari; XIBOY është ulur në krevatin e fundit, më të lartin, ashtu sikurse të tjerët me një petk burgu dhe me kokë të rruar, por pa tatuazhe. XIBOY është i ardhuri i ri dhe ai vëren me ndrojtje grupin që qëndron në krye të derës. Një heshtje e tendosur dhe e gjatë…) MBRETI (XIBOY-t) Mora vesh kalle një cigare mbas dremitjes – jashtë… (pauzë e shkurtë) I BURGOSURI I PARë (MBRETIT) ‘ashtu — e pashë për bes’. MBRETI ( të Të BURGOSURIT Të DYTë) ‘kështu ëhtë? I BURGOSURI I DYTë për bes’, ashtu është. MBRETI (XIBOY-t,) S’din pra kur dalim pr’mgjes? (pauzë e shkurtë) I BURGOSURI I PARë (MBRETIT) po bre, e din…dhjetë minuta pas’ t’jemi çu. MBRETI (Të BURGOSURIT Të DYTë.) A e din ai? I BURGOSURI I DYTë po bre e din! Ja thojnë kët të rijve, apo s’ja thojn’... MBRETI (XIBOY-t) Tash m’digjo mu, mik. Kemi veç dhjetë minuta koha mes zgjimit dhe kur t’hamë m’jes. Në këtë kohë të gjithë duhet me u vesh, ata që dun t’lahen apo pshurrin, nuk ka kundërshtim për këtë, kupton, gjithkush në mënyrën më t’mirë t’mundshme, nëse do dun gjithnji, t’i mirë është me rregullu shtratin para se t’fillojmë dhe t’i mos zejmë bishtin shoqi shoqit. Dhe hapim dritaret, të heqim qafe erë’n e pordhëve si fillim. Kjo punë është zakon këtu, kështu bëhet puna dhe kështu ka për të qënë gjithmonë. Pastaj të gjithë kapelat në kre dhe tasat me ushqim duke prit për urdhrin me dalë. Dhe kur ata kanë me thirr n’rresht para duhet me u tregu të shkathët dhe t’rreshtohemi t’tanë para qelive tona. Nëse nuk dalim shpejt sa duhet, ata na kthejnë në qeli, dhe aty mbasanej duhet me prit sa t’na vi rradha dhe i herë nga e para. Kështu që s’un dum që ndonjëri t’ia fus pordhës e t’i kcej punës n’fyt, duke u mundu me kërku gjona + nëpër qeli apo të kallë cigare apo, apo kush e di se ça tjetër - ndërsa ne të tjerët t’na dhihet dita vetëm për fajit’i. U kuptum? Se veç për nji spordhjaks skemi me u kthy t’gjithë mrena e me prit dynjanë e kohës. Për t’mirën tane uroj që kjo t’jetë e qartë. Dhe nëse ndojkush mendon se s’asht e qartë, t’na e thotë ta ndreqim! I BURGOSURI I PARë (MBRETIT) Jena marr vesh bre, e qartë, dhe t’gjithë bajmë si thu ti. I BURGOSURI I DYTë (XIBOY-it) I ke ra n’ta — dhe nëse ndoj kurvë mendon se mundet me ngatrru gjanat mes nesh, do ta bëjë veç i here dhe kurrë më... MBRETI(XIBOY-it) Kështu pra, siç thashë më parë, ka i qerre me gjana për me u rrregullu prej nga zgjimi e deri m’koh’ të mengjesit. Ska kohë për me pordhë përgjithëanë. Dhe aq më pak për me kall duhan. Kjo nuk është mënyra se si i bëjmë ne gjërat këtu. Ama, pas rreshtores së mengjesit, aherë është gjë tjetër, mundesh me tymos nëse ke -a me tymos, kështu është. Pastaj ka plot kohë e askujt si plas për njëri tjetrin. Por asiherë para m’gjesit. Kshu ka qënë gjithnjë në këtë vatër, e ka me mbet kështu për gjatë. Kurrkush ska pse më ardh e me’m’thanë se s’un presin i kastravec për njëz’t minuta sa të mbarojë cigaren. Kjo nuk nuk është të kërkosh shumë, apo jo? (Të BURGOSURIT Të DYTë) Kam të drejtë? I BURGOSURI i DYTë Patjetër që ke. I BURGOSURI i PARë (MBRETIT) S’un presim. MBRETI (XIBOY-it) Kështu, tani e tutje vene fash n’vesh - ska duhan para m’gjesit. I BURGOSURI i PARë Sidomos ndërsa jemi duke u me ajros kët mut vendi… MBRETI (XIBOY-it) Fiks, fiks ashtu. Dhe do njerëz thjesht s’un munden me duru erën e duhanit që në pikë të mëngjesit. Nuk e pëlqejnë, mushkëritë e tyre nuk e pëlqejnë, nuk e durojnë hiç. Se ështe e drejta e tyre kjo. është e qartë? (XIBOY nuk nxjerr as një zë, duket i turpëruar dhe ngre supet.) I BURGOSURI i DYTë (i bërtet XIBOY-it) Nuk e dëgjove çfarë thashë? (XIBOY nuk nxjerr as një zë, duket i turpëruar dhe ngre supet.) Gjithkush që kapet tu tymos pas zgjimit do hajë drru, shikon ti? MBRETI (XIBOY-it) Çfarë bëjnë të tjerët në qelitë e tyre është punë për ta. Por kurrku