Pa Fokus Tetor | Page 62

Kronikë Shkrimtarët, në njtëjtën kohë dhe kandidat për çmimin NOBEL këtë vit hasin një garë të ngushtë midis njëri tjetrit, e ndahen vetëm tek njëri për të cilin më shumë se çdo herë tjetër po përflitet se mund të fitojë çmimin NOBEL për letërsinë. Bëhet fjalë për Ngugi wa Thiongo, shkrimtari që është më pranë se kurrë për të fituar çmimin NOBEL për letërsinë. Në garë janë gjithashtu dhe auutorë tashmë tërësisht të konsoliduar dhe që në zhanret e tyre mund të hynë në histori, edhe pse jo përmes këtij çmimi, por falë madhështisë që ata kanë trupëzuar në stilin e tyre, të tillë mund të përmendim Roth, Murakami, Kundera, poeti Sirian Adonis dhe besojeni apo jo dhe Bob Dylan. Ka gjasa që diçka e çduditshme të ndodhë dhe nëse kjo ndodh, atëherë kemi të bëjmë me një kthesë. Ka kohë që mendohet që NOBEL-i nuk adreson dhe aq si duhet çështje të nivelit artistik, duke u fokusuar më shumë tek aspektet sociale. Dhe ndërkohë kur e mendon këtë, ndërsa mund të jesh duke lexuar ndonjë intervistë të tyren në të cilat ata japin, ndër të tjera, edhe sjelljet e tyre të punë, të tipit sa orë punojnë apo kush është koha që shpenzojnë ata për të krijuar artin e tyre, mahnitesh me seriozitetin që ata e trajtojnë të gjithë proçesin. Për ta një punë krijuese është po aq e përgjegjshme sa çdo punë tjetër. Përshembull në një nga intervistat që Roth ka dhënë në 2012 ndërkohë që intervistohej nga gazetarja Hermion Lee, shpjegonte proçesin e tij të punës i cili në vetëete gati nuk kishte limite kohore “unë punoj gjithë ditën” - shpjegon ai - “paradite, pasdite pothuajse çdo ditë. Nëse e bëj këtë për dy vjet, atehërë kam një libër si produkt”. Por ndërkohë nga ana tjetër nëse hedhim sytë nga konteksti social i çmimit, atëherë vërejmë që në fakt se në fakt i zgjedhuri i këtij viti mund të jetë në fakt autori Kenian. Pas disa analizave të mbledhura nga ne, del që ai është potencialisht autori kyç për të ruajtur traditën e nëse nuk fiton, do të jetë personi që mbylli traditën e gjatë të NOBEL-it. Radhitja jonë për treshen që do afrohet për të fituar: *(i pari është kandidati për të cilin ne mendojmë se do të fitojë ndërsa dy të tjerët janë ata që mund të fitojnë nëse nuk fiton i pari në listë) Ngugi Wa Thiongo Javier Marias Lazslo Krasznahorkai Shprehja e preferuar e Roth: “Roth nuk fiton sivjet!” + +