Pa Fokus Tetor | Page 58

pas asaj skenë isha i sigurt që ajo nuk do të më lexonte. E kush do e lexonte një libër të trashë si unë! Po numëroja vitet që kalonin për mua… dhe arrita që për pak kohë të depërtoja në hipokrizinë e njerëzve, depërtoja por pa i kuptuar veprimet e tyre. Di të them diçka: Mendja e një njeriu është një kaos. Disave ju pëlqen kaosi… disa bien pre e këtij kaosi ka edhe nga ata që nuk e pranojnë se bashkëjetojnë në këtë kaos. E di çfarë më bëri habi: Mosmirënjohja, që në fillimet e mia, qëkur më dhuruan u përplasa me mosmirënjohjen dhe shpresoja të ishte vetëm një rast në një mendje të vogël… por besomëni ishte kudo. Qëndrova në një familje për shumë kohë, ishte bukur të shihje si vepronte një familje, besoj ishte i vetmi vend ku mendimi që unë dëgjoja dhe fjalët që thuheshin mbeteshin të njëjta. Ndoshta nuk mësohesha dot pasi humanët janë të vetmet krijesa të ndërtuara në këtë mënyrë. Një libër të + thotë fjalët që do, një send duket i njëjtë dhe mbetet i njëjtë, një makinë mund ta shohësh si brenda ashtu edhe jashtë… njerëzit ndryshojnë. Kaq e komplikuar, ashtu si jashtë nuk është brenda dhe ajo që thuhet nuk është shpesh ajo që thuhet. Ah… m’u deshën vite ta zbërtheja këtë kaos. Epo, tani po tregoja vetëm për fillimin e aventurës time në këtë kaos, ndonjëherë jam i lumtur që ndodhem në këtë bibliotekë, edhe pse qetësia më çmend, sërish pas asaj që dëgjoja në mendjen e njerëzve do të zgjidhja qetësinë brënda mureve të një biblioteke.Nuk mund ta harroj zhurmën e kaosit, por as nuk mund të qëndroj përjetësisht pa treguar për atë që pashë përtej derës së drunjtë… To Be Continued... Rea Lamnushaj +