Pa Fokus Tetor | Page 54

ossier + përgjigjes së tij të gdhendur me gjakftohtësi. Sepse një vendim i tillë, i duhej thënë “mamasë, dora vetë”, e për më tepër përpara veshëve të Sitas, Hebga shtonte edhe “në emër të Zotit”. -Ai vogëlushi qenka i fortë, hë? thonin lart e poshtë, madje po kështu mendonte edhe vetë. -Sa vjeç është the? -Dhjetë. -Gënjen! -Dhjetë vjeç dhe qysh tashi pallon, o ba! Burrat binin dakort për “trembëdhjetë-katërmbëdhjetë vjeç“, dhe sidoqoftë dilnin në përfundimin që ishte disi e parakohshme të vije në punë bangala-n “në këtë moshë për diçka tjetër përpos shurrimit,” edhe pse binin në një mendje që ndoshta nuk ishte rasti kur bëhej fjalë për një “bassa të mirë”. Hebga vërtet e njihte Virgjininë. E kishte palluar sa e sa herë, madje dikur ajo edhe ia kish thithur. Mendimi për këtë i shkaktoi një ereksion. Ai ndaloi ushtr [Y]Hښ[[