Pa Fokus Tetor | Page 46

ilma Kështu na drejtohet Xhep Gambardela – personazhi kryesor, ndaj të cilit vërtitet e gjithë magjia e filmit italian, La Grande Belleza ( The Great Beauty). Regjisori i mirënjohur Paolo Sorrentino, na sjell historinë e një gazetari Roman i cili i gëzohet jetës mondane, hedonizmit e ekstravagancës, deri kur provokohet nga e kaluara dhe zhytet në një fazë vetëreflektimi kthjellues. Kur Xhep kish ardhur në Romë, në moshën 26 vjeçare, ish përhumbur lehtësisht në rrethet shoqërore me të larta e më me kulturë të asaj kohe. Pas suksesit të romanit të tij parë dhe të vetëm, Gambardella u mishërua si një ikonë letrare, duke pasuar kështu një jetë të gjallë e të shfrenuar, pa limite, që vetëm madhështia e kryeqytetit italian, mund ta ofronte. Gjërat nuk mund të shkonin më mirë, deri sa pak ditë pas 65 vjetorit të tij, merr jetë një pjesë e së shkuarës duke i sjellë Gambardelas kështu një perspektivë ndryshe kundrejt jetës dhe plot asaj ç’ka mund t’i ofronte shtëpia e tij, Roma. Por nuk do ndalem këtu. Nuk do ndalem as tek gjenialiteti i regjizorit apo eleganca e fotografisë të cilat i sollën Sorrentinos një Oscar dhe plot 48 çmime të tjera prestigjoze, si dhe nuk do përpiqem të bind që pse ky film pa shumë andralla mund të konsiderohet si një nga veprat më të arrira kinematografike. Ashtu si personazhi jonë kryesor nis një vetëreflektim përmes së shkuarës, ashtu edhe unë duke përdorur motivet e veprës, i jap jetë mendimit, se si njeriu përmes krijimit mund të prekë gjithçkanë dhe asgjënë. Krijimi i artit: Pikturës, Muzikës, Filmit, Librit, Fjalës. Gjithmonë kam patur besimin, se disa fjalë në veçanti janë prej druri - të tharë nga koha dhe përdorimi. Fjalët prej druri janë ato fjalë ku në periudha nevoje u përdorën pamasë nga njerëzimi. Pikërisht këto fjalë e drejtuan individin një hap përtej pafajësisë së tij dhe e bënë të besojë se mund të jetë Zot i kësaj toke, duke u vetëshpallur mbret i historisë dhe botës, si dhe duke i ofruar guximin vetes për t’i dhënë kuptim çdo situate a ndodhie. Kështu Gambardella i plotfuqishëm endet përmes kulturës së artit postmodernist me cinizëm, nostaligji dhe dëshpërim. Pikërisht ky + dëshpërim, kjo nevojë e pashtershme i të dhënit kuptim gjithçkaje e bëri Gambardellen zot të vetës dhe vrasës të sajin më vonë. Ngjyrat e realitetit alternohen me pastërtinë dhe banalitetin, duke rikrijuar kështu sublimen e frikshme dhe të mbinatyrshmen. Krijimi në vetëvete pyet e kërkon përgjigjje për të drejtën dhe padrejtësinë. Krijimi kërkon versionet ideale si dhe alternativat e ndryshme për skenaret e përditshmërisë. Krijimi të gënjen duke të dhënë për pak ndjesinë e kontrollit dhe në momentin tjetër i hap derën dyshimit dhe më pas e transformon këtë të fundit në një optimizëm hakmarrës. Fjalët rrallë e deklarojnë kuptimin e tyre. Kjo është edhe arsyeja që asnjë nuk mund të heshtë dot askënd tjetër. Çmenduritë trajnohen që të ngjajnë si të natyrshme, dhe logjika lufton me pikëpyetjet. Ky rreth vicioz artistik është burgu i Xhep Gambardella. Një krijim i vetëm i tij mjaftoi ta dërgonte atë në majat e vetëkënaqësisë e kontrollit, dhe po ky krijim e përball atë me iluzionin dhe frikën e te mos bërit asgjë me kuptim. Në përfundim artisti pyet veten në mund të kthehet në pikën e fillimit dhe të ndryshojë rrënjësisht gjendjen e të tashmes. Nuk merr përgjigjje. Të pabindur që mund të gjejmë kuptim a vërtetësi në këtë jetë, ti,unë, Xhep e të gjithë, marshojmë e përbytemi nën ide fisnike, krijime boshe e kërkime të stërzgjatura nëpër fleta librash, telajo dhe në rastësi. Ashtu si Flaubert nuk mundi të