Pa Fokus Tetor | Page 42

BUZ Tetor Histori Urbane Unë shkoj në punë herët në mëngjes, dhe si çdo ditë shkoj me autobuz. Isha e ulur diku afër derës ndërkohë ndihesha pak si përgjumësh. Derisa shikoj një burrë të veshur me një bluzë të verdhë dhe me pantallona, rreth 36-vjeç mendoj, i cili u bëntë foto femrave nga autobuzi , ose brenda në autobuz, fotot jua bënte në pjesë të ndryshme të trupit, ai përpiqej të kapte çdo pjesë të trupit sidomos në pjesët me forma. U tmerrova, nuk po u besoja syve, ai ishte tipik maniak, ndjeja që po më bllokohej fryma dhe një inat i pakontrollueshëm po më pushtonte, një dëshirë për t’a rrahur më erdhi… Unë jam tip që shpërthej menjeherë nuk duroj e për më tepër kur shikoj gjëra të këtilla, nevrikosem shpejt, më ikën gjaku nga këto lloj gjërash. Po e shikoja dhe nuk e duroja dot faktin se asnjë femër nuk dinte asgjë për ekzistencën e këtyre fotove por ama unë po e ndjeja se duhej të bëja diçka, ndërkohë që bënte fotot dukej që qëndronte duke i parë me vëmendje. Pyetja që unë i bëj vajzës që po më rrëfente historinë ishte se çfarë lloj telefoni kishte, sepse doja të dija nësë cilësia e fotove ishte aq e mirë sa për t’u dalluar personat në fjalë, dhe si e kishte kuptuar këtë… Vajza vazhdon duke më thënë se kishte një telefon vërtetë të mirë, i cili e bënte të mundur aksesimin në facebook dhe shumë rrjete të tjera, unë nuk isha shumë larg për të kuptuar shumë nga lëvizjet e tij, po qëndroja dhe e shikoja teksa shkrepte fotot, e nuk më besohej si ishte aq i qetë madje nuk kishte turp as siklet nga njerëzit. Kishte shumë nga ata personat që e shikonin dhe habiteshin gjithashtu, + por ama askush nuk merrte guximin për të folur. Por jo unë, nuk mund ta lija me kaq! Po kalonte fatorinoja dhe i thashë çfarë janë këta njerëz kështu aman?! E bëra që të më dëgjonte ai, fatorinoja më tha: “çfarë t’i bëjmë aman!” Ishte momenti, nuk mund të prisja më, iu ktheva burrit dhe i thashë “ça bo kshu fotosh pa ditur tjerët gjë”, filloi të më thonte duke u mbrojtur “jo jo…” Vetëm kur shikoj gruan pas tij që ma bën me shenjë, që ai më kishte bërë foto dhe mua! Aty s’përmbahesha dot më, u ngrita në këmbë dhe i bërtita që të më fshinte fotot. Por ai po dridhej dhe thonte që nuk kishte bërë foto dhe asgjë, por e kërcënova duke