Pa Fokus Tetor | Page 38

dhë Ka nga ata që nuk e kanë pasur të lehtë ikjen, ja për shëmbull në këtë portë të mbyllur në lartësitë e Alpeve vertet nuk hynte e dilte njeri, por personi i fund që ka dalë prej saj ka lënë një shenjë të qartë se po largohet me dhimbje e se në simbolin që ka varur mbi portë dukshëm është dhe një zemër e cila nënkuptimthi thotë “po iki por zemra më mbeti këtu”. Kjo portë edhe pse prej vitesh mund të mos ketë provuar shijen e trokitjes, o sikurse kuptohet prej vitesh mund të mos jetë hapur fare vazhdon të qëndrojë ashtu krenare si simbol që mbetet i pari që hapet për te hyrë në thellësitë e të kërkuarës. Porta është e vjetër, duken edhe pjesë të kalbura, edhe ndryshku, edhe algat që kanë ngritur një jetë të re mbi të por panvarsisht, kjo portë nuk dorëzohet ajo shpreson se do të jetë ndonjëherë dikush që do drokasi sërisht, që do e hapi të paktën edhe një herë përpara sesa Braktisja ta shëmbi totalisht. +