Pa Fokus Tetor | Page 34

dhë Në Alpet Italo-Zviceriane ose Në Rrënojat e Globalizmit N + dër shekuj njeriu ka ditur ta shndërojë Natyrën ashtu sikurse ka dëshiruar për ta bërë jetesën e tij sa më komode por në të njëjtën kohë duke i dhënë çdo pjese të veçantë karakteristikat e saj të ndryshme të cilat në këtë formësim të tipareve dalluese përbëjnë diferencimin e tyre nga njëri vend në tjetrin, e pra si e tillë ndodhi që organizimi i mënyrës së jetesës të ndahet në dy forma kryesore banimi, në Urbane dhe Rurale. Historikisht Ruralia dominoji shumë gjatë sepse përmbushte nevojën bazë të njerzimit, prodhonte ushqimin, garantonte strehimin në komunitete me qëllime të përbashkëta dhe ofronte një format të balancuar organizativ e politik, mirëpo, jetesa në rrjedhën e saj me dëshirën për të qenë sa më e mirëqenë dhe gjithmon në zhvillim e sipër filloji një proçes të gjerë transformimi Industrial ose Urbanizimi duke u shkëputur kryesisht nga tiparet rurale drejt urbanes. Kjo nuk ishte thjesht një sfidë me kohët por ishte një proçes i gjerë transformimi në vlera, në kulturë, në tradita, në stil jetese, në konceptim të mjeteve e të çdo gjëje, e pra në ditët tona ky fenomen ka prekur gjithë Botën ndaj vetvetiu fenomeni merr emrin Globalizëm dhe nënkupton një luftë të ashpër mes Traditës dhe Modernizmit. Dalëngadalë shekulli i 20-et e në vazhdim po i jepte gjithnjë e më tepër rëndësi qytetit si formë kryesore ku njerzit filluan të ndërtojnë modelin e ri të jetesës. Në qytete ishin ato mundësira që të çonin drejtpërdrejt në një jetese më të mirëqënë, aty u vendosën Universitetet duke e transformuar rrjedhën e punës nga puna e krahut drejtuar nga puna intelektuale, drejt shërbimeve e drejt punës në fabrikë, në qytete u zhvilluan Spitalet, si përmbushje ndaj nevojës për mirëqënie dhe kujdes sa më pranë me zonën e banimit, në qytet u ndërtua një rrjet shumë i shpejtë ndërlidhës, Transporti dhe Telekomunikacioni u zhilluan me shpejtësi, qyteti garantonte edhe argëtim më të madh e ndaj veç Teatrit u zhvillua Kinemaja por edhe forma të tjera argetuese deri tek Klubet e Natës, e pra duket sikur asgjë nuk mund ta ndalë më zhvillimin dhe transformimin që po i bën Industrializimi Qytetit. Në pamje të pare duket sikur jetesa me formën e saj Urbane u zhvendos dalëngadalë nga Ruralja. Por çfarë ndodh më tej, as më shumë e as më pak se kjo, Braktisja. Në njëfarë mënyre përballja mes Urbanes dhe Rurales duke e klasifikuar dhe si luftë mes tyre, atëherë farëmendi njëra prej tyre do ishte sigurisht fitimtare, e ndërsa njëra shijon fitoren e saj pra Urbania tjetra është shndëruar, shpërfytruar aq dhimbshëm saqë ta pëshkruash është shumë e vështirë. Kjo luftë midis Rurales dhe Urbanes përfshiu të gjithë vendet ku njerzit jetojnë nga shtetet e mëdha e ato më të vegjël, ashpërsia ka qënë kudo e njëjtë, pasojat po ashtu madje dhe keqardhja ngelet mallëngjyese kudo. Çdo vend i veçantë mund ta përshkruajë fare mirë dimensionin e tragjizmit që po përjeton sot bota Rurale sepse të gjitha këto vende kanë të njëjtën pasojë dhe të njëjtin autor, Globalizmin. +