Pa Fokus Tetor | Page 30

VEÇ PA P SISTEM A A Kur prezantohesh me punën e Ivi Topp Shaking hands and fake smiles to high heels and thick ties ndjen se dashur, pa dashur je bërë pjesë e një mekanizmi shrytëzues të aseteve humane. Kjo punë e sjellë së fundmi nga artisti në galerinë MIZA në kryeqytet pas ekspozimit në disa galeri jashtë vendit, ilustron me anë të një parrullë me font hiper-minimal sans dhe gërma kapitale të vizatuar me bojë vaji të zezë WE ARE ACTORS NOT ARTISTS në muret e bardhë të galerisë. Me një kompozim minimalist, me kontrast të theksuar dhe me një përqasje estetike sikurse edhe në punët e tij të mëparshme, artisti konceptual Ivi Topp duket se eksperimentimin me artin pamor e ka implementuar me artin e ironisë për aq sa ia lejon arti bashkëkohor. Rezultatet duken vërtet ngacmuese për intelektin. SISTEM Gjithashtu pjesë e punës (instalacionit) janë projektuar të jenë edhe artistët e pranishëm në galeri edhe pse kanë statusin e vizitorit. Me anë të bluzave minimalisht të bardha ku është stampuar ACTOR me të zezë përpara, artistët e pranishëm ilustrojnë kolaboracionizmin e tyre me sistemin. Proçes ky i cili duket se shoqëron artistin përgjatë gjithë linjës së krijimtarisë (apo prodhimtarisë për të qenë korrekt me nocionin e sistemit). Për sa kohë do të ketë art dhe artbërës (artistë gjithmonë sipas noconit të sistemit), do të ketë sistem të orientuar. Ndoshta problemi që artisti duhet të shtronte do të kishte të bënte me llojin e sistemit në të cilin artistët dhe të tjetët do të merrnin pjesë. ep t + Ideja kryesore e ekspozitës që artisti na përçon, ka të bëjë pikërisht me bashkëjetesën mes artistit, publikut, koleksionistit, kritikës, etj. Bashkëjetesë kjo e cila me tërësinë e ndërveprimeve mes palëve të sipërpërmendura sjell atë çka Ivi Topp e hulumton si sistem. Sistem i cili gjeneron veten në bazë të aktorëve të tij. Sikur të mos mjaftonte me kaq, nuk është vetëm sistemi i cili merr emër nga aktorët, por në të njejtën kohë është pikërisht sistemi ai i cili u jep emër aktorëve, ndër të cilëve edhe artistëve. Lidhja që komponentët kanë me strukturën organike është biekuivoke dhe e ndërthurur. Aktorët dhe sistemi (ri)krijojnë njeri-tjetrin. Ky është ndoshta parad