Pa Fokus Tetor | Page 16

OMPAS Intervista e drejtë Intervista është moduli më i famshëm që kanë në duar mediat e sotme, qofshin ato dixhitale apo të tjerat. Do na mjaftonin vetëm pesë minuta në një faqe mediatike dhe të shohim që gjëja më e rëndësishme që ata mëshojnë, e mbajnë për të shtrejtë, janë ose vetëintervistat(one men/women) ose ato që kanë dy palë, një që vetëkenaqet me pyetjet që bën dhe një tjetër që vetëkënaqet me përgjigjet që jep. Tani janë të modë të dya - mendohet, sidoqoftë që duhet të ketë qënë një farë periudhe kur njëra prej të dyave të ketë qënë më dominuese se tjetra dhe ne, këtë realitet të së shkuarës, zgjedhim ta besojmë për hir të të vërtetës. Por intervista në vetëvete(pa u hallakatur shumë ndër fjalë të tepërta), duhet thënë që është vërtetë një armët më të fuqishme për të zhbiriluar situata të ndryshme, njerëzit flasin dhe ata që dëgjojnë e mbajnë shënime intervistën për ta interpretuar më pas si duan vetë. Intervista është kaq e fuqishme sa ajo mund të konsiderohet gjithashtu një modul kërkimi, që veçse në revistat e modës, kuzhinës, e legjendave urbane të treguara nga njerëz të dyshimtë, përdoret gjithashtu edhe për politikanë(që nuk janë më pak të dyshimtë), pastaj artistët, dëshiruesit e të dëshiruarit, por nuk mjaftohemi këtu. Po